Trajnimi “Enhancing Entrepreneurship through Digital Marketing skills” u implementua suksesshëm me trajnimin e 200 të rinjëve. Trajnimi u implementua nga Kolegji “Globus” në partneritet me American Professional Education Centre (APEC), Business Support Centre Kosovo (BSCK), Instituti IESB dhe Shoqata She-era në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, 2018.
Ky trajnim ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për ‘Digital Marketing’ të të rinjëve që të sigurojnë një përmirësim të dukshëm për krijimtari dhe inovacion në vendin e punës dhe gjithashtu një forcë punëtore që është shumë e përshtatshme dhe e aftë për të përmbushur sfidat e së ardhmes dhe nevojat e ndërmarrjeve.