Prof.dr. Arjan Qefalia

Prof.dr. Arjan Qefalia

Arjan Qefalia, me titull akademik “Profesor i Asocuar” (që nga Maj 2015) është pedagog i brendshëm në FEUT, në fushën e Menaxhimit të Cilësisë, Menaxhimit të Operacioneve dhe Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit, nga Tetor 2005 deri më tani. Që nga muaji Shtator 2011 ai është ekspert i jashtëm akreditimi në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri (APAAL).

Në periudhën 1998-2002 ka kryer studimet universitare në degën Administrim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FEUT), dhe në vitet 2004-2006 ka kryer studimet Master në Administrim Biznesi (MBA), një bashkëpunim i FEUT me Universitetin e Nebraskës, SHBA. Në vitin 2010 fitoi gradën “Doktor” (në FEUT) në fushën e përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë publik shqiptar, si dhe në vitin 2011 fitoi titullin akademik “Docent” (në FEUT).

Nga periudha Prill 2003 – Shtator 2005 ka punuar në Ministrinë e Ekonomisë në Departamentin e Privatizimit të NVMve. Z. Qefalia ka një përvojë intensive në fushën e menaxhimit të biznesit, dhe ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme, dhe aktivitete të lidhura me kërkimin shkencor. Ai ka marrë pjesë gjithashtu me punime shkencore të paraqitura në konferenca dhe revista shkencore të njohura në SHBA, Itali, Poloni, Shqipëri, Rumani, Kosovë dhe Maqedoni.

Ai ka kryer specializime në George Washington University në SHBA, në Universitetin e Mannheimit në Gjermani, si dhe trajnime/seminare në Kinë, Shqipëri, Bullgari, etj.