Kolegji “Globus” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Pavarur të Doganave të Kosovës (SPDK)

18 sht

Kolegji “Globus” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Pavarur të Doganave të Kosovës (SPDK)

Kolegji “Globus” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Pavarur të Doganave të Kosovës (SPDK) me dt. 14.09.2018 (E Premte).

Kolegji “Globus” e vlerëson lartë punën profesionale dhe efikase të Doganës së Kosovës e cila është një institucion publik, profesional, i paanshëm dhe transparent. Ajo realizon misionin e saj duke dhënë kontribut të madh në çështjet ekonomike dhe sigurisë në shtetin tonë.

Kjo marrëveshje ka benefite të shumta reciproke të institucioneve. Fokus të veçantë ka krijimin e lehtësirave të zhvillimit të karrierës akademike të pjestarëve të doganës pa shkëputje nga puna si dhe benefite për familjarët e tyre ndërsa për studentët tanë ka benefite në realizimin e punës praktike dhe vizitave studimore në departamente të caktuara në kuadër të Doganës së Kosovës.

42044538_1941600095862027_7986227091156762624_o
41976533_1941600079195362_2008540910513553408_o
42174061_1941600085862028_6150625156235526144_o

 

 

 

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter