Kolegji “Globus” ka implementuar suksesshëm dhe falas trajnimin “BUSINESS – STARTUP IDEAS” për ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve në Kampusin Prishtinë dhe Podujevë.
Përfituesit janë trajnuar për ngritjen e kapaciteteve lidhur me “ZHVILLIMIN E IDES DHE PËRGATITJEN E BIZNES PLANIT” nga profesori me përvojë akademike dhe profesionale shumëvjeçare Prof.ass.dr.Enver KRASNIQI.
Pjesëmarrja ishte e kënaqshme dhe ky trajnim do t’i ndihmojë të rinjët në zhvillimin e ideve, shkathtësive dhe aftësive për zhvillimin e ndërmarrësisë e cila është promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me Certifikatë të pjesëmarrjes.