Vizite studimore e studentëve në Birrarin e Pejës

08 pri

Vizite studimore e studentëve në Birrarin e Pejës

Kolegji “Globus” në bashkëpunim me “Birrarin e Pejës” me dt. 06 Prill 2017 ka dërguar studentët për një vizitë një ditore në Fabrikë. Vizita ka qenë me karakter studimore sepse studentëve ju kanë prezantuar si funksionon praktikisht “Birraria e Pejës” dhe kjo përvojë i ka ndihmuar shumë ta shohin si implementohet në praktikë, teoria të cilën janë duke e mësuar gjatë studimeve. Ne si Institucion në mënyrë që të ofrojmë përvojë praktike për studentët, kemi nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me biznese relevante këtë vitë e tani së fundmi me Birra Peja shpk.

Kolegji “Globus” e ka të fokusuar punën në ofrimin e programeve që janë konsistente me ato të modeleve ndërkombëtare për të ofruar shkathtësi që lidhen me tregun e punës për të diplomuarit tanë.
Ne i kemi dy qasje lidhur ndërmarrësinë dhe zhvillimin: e para mësimdhënia e bazuar në hulumtime dhe tjetra është depërtimi në jetën ekonomike dhe sociale të komunitetit.

Gjithnjë e më shumë jemi duke e rritur bashkëpunimin e bizneseve të sektorit privat me Kolegjin përmes Zyres së Sigurimit të Cilësisë e cila është një mekanizëm komunikimi që inicon dialogun dhe bashkëpunimin në mes të sektorit privat dhe Kolegjit në:

  • aspektin e përditësimit të programeve të studimeve dhe përputhjes së kurrikulave me kërkesat e tregut;
  • zhvillimit të projekteve kërkimore me interes të përbashkët;
  • ofrimit të praktikës profesionale ashtu që studentët të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë dhe
  • rrisin shanset për punësim dhe vet-punësim të të diplomuarëve

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter