Ligjeratë publike “Roli i ndërmarrësisë në zhvillimin e shtetit dhe bizneseve”.

22 jan

Ligjeratë publike “Roli i ndërmarrësisë në zhvillimin e shtetit dhe bizneseve”.

Në kuadër të “Forumit Globus” kemi nderin ta kemi mysafir ekspertin dhe konsuletin e nivelit ndërkombëtar të ekonomisë z. Luan DALIPI të mbajë ligjeratë publike dhe të diskutojë lidhur me temën: “Roli i ndërmarrësisë në zhvillimin e shtetit dhe bizneseve”.

Me dt. 25 janar 2019 (E Premte) në ora , Salla e konferencave
Luan DALIPI, (CV), https://www.linkedin.com/in/luandalipi

Pjesëmarrja është publike dhe e hapur për të gjithë të interesuarit!
Konfirmo pjesëmarrjen:
https://goo.gl/forms/I9rEXHFGXrdgIPYv1

Kontributi i sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në ekonomi ka tërhequr vëmendjen e akademikëve dhe politikë -bërësve në ekonomitë në zhvillim dhe në tranzicion. Sot, është e njohur se NVM-të janë motorë të rritjes ekonomike përmes gjenerimit të vendeve të reja për punësim, kontributi në GDP, inovacioneve tekonologjike dhe aspekteve tjera ekonomike dhe zhvillimit social. Roli dhe rëndësia e tyre është parë në veçanti në vendet në tranzicion, për shkak të aftësisë së tyre themelore për të zgjidhur disa nga problemet ekonomike që rrjedhin nga procesi i transformimit nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu.

Tema diskutimi:
1. Edukimi në ndërmarrësi si determinant i prirjes ndërmarrëse?
2. Roli i ndërmarrësisë dhe inovacioneve në zhvillimin e shtetit dhe kompanive?
3. Roli i Institucioneve në zhvillimin e ndërmarrësisë në ekonomitë në tranzicion?
4. Mjedisi institucional dhe zhvillimi i ndërmarrësisë në Kosovë?
5. Politikat publike në Kosovë me fokus të zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacioneve?
6. Histori suksesi të Luan DALIPIT:
a. Management Development Associates (MDA), Partner dhe Themelues
b. American Chamber of Commerce in Kosovo, Themelues
c. Business Consultants Council (BCC), Themelues

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter