Kolegji “Globus” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Policisë së Kosovës (SPK) me dt. 03.09.2018 (E Hëne). Kjo marrëveshje ka benefite të shumta reciproke të institucioneve. Fokus të veçantë ky memorandum ka krijimin e lehtësirave të zhvillimit të karrierës akademike të pjestarëve të policisë pa shkëputje nga puna si dhe benefite për familjarët e tyre ndërsa për studentët tanë ka benefite në realizimin e punës praktike dhe vizitave studimore në departamente të caktuara në kuadër të Policisë së Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori Prof.dr.Nazmi MUSTAFA dhe kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) znj. Valbona KAMBERI.
Kolegji “Globus” e ka të fokusuar punën në ofrimin e programeve që janë konsistente me ato të modeleve ndërkombëtare për të ofruar shkathtësi që lidhen me tregun e punës për të diplomuarit tanë.
Ne i kemi dy qasje lidhur ndërmarrësinë dhe zhvillimin: e para mësimdhënia e bazuar në hulumtime dhe tjetra është depërtimi në jetën ekonomike dhe sociale të komunitetit.
Gjithnjë e më shumë jemi duke e rritur bashkëpunimin e institucioneve publike dhe bizneseve të sektorit privat me Kolegjin përmes Zyres së Sigurimit të Cilësisë – Menaxherit Kushtrim ZEBICA, e cila është një mekanizëm komunikimi që inicon dialogun dhe bashkëpunimin në mes të sektorit publik dhe privat me Kolegj në:
– aspektin e përditësimit të programeve të studimeve dhe përputhjes së kurrikulave me kërkesat e tregut;
– zhvillimit të projekteve kërkimore me interes të përbashkët;
– ofrimit të praktikës profesionale ashtu që studentët të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë dhe
– Rrisin shanset për punësim dhe vet-punësim të të diplomuarëve.
Falenderime të veçanta për mikëpritje Kryetares së Sindikatës (SPK) znj. Valbona KAMBERI.