Vazhdo karrierën në studime universitare dhe certifikim profesional nga Kolegji GLOBUS dhe Instituti KAF
Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ka marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (KAF) – Prishtinë me qëllim të ofrimit të arsimit cilësor për ngritje akademike dhe zhvillimit të karrierës profesionale në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit. Përmes kësaj marrëveshje palët janë dakorduar për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellët të programeve, sepse me rastin e diplomimit studenti përfiton Diplomë Universitare nga Kolegji Globus në programin e studimeve Bachelor Biznes dhe Menaxhment me specializim në Kontabilitet dhe Auditim dhe Certifikim profesional të nivelit të parë “Teknik i Kontabilitetit” nga Instituti KAF.
Kjo marrëveshje i kontribuon ngritjes cilësore akademike dhe profesionale të aftësive dhe shkathtësive të studentëve në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut të punës.