Aktivisti i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve – Adem DEMAÇI

27 kor

Aktivisti i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve – Adem DEMAÇI

Kolegji “Globus” shpreh pikëllimin e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e patriotit Adem DEMAÇI. Ngushëllime të veçanta për familjarët e të afërmit e Bacës Adem, por edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, dashamirët e tij, popullin e Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar.

Aktivisti i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, patrioti Adem DEMAÇI do të mbetet frymëzim për të gjithë brezat e rinj të shqiptarëve, një shembull krenarie dhe model kombëtar i atdhetarit të madh në historinë e luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu do jetë model referues i historisë botërore në luftën për liri e barazi, luftës për rezistencë, luftës kundër shtypjes dhe përkrahës i paqes e solidaritetit ndërnjerëzor.

Prehu në paqe Bac!

Shpërndaje në:

Email Facebook Google LinkedIn Print Twitter