Në Kolegjin “Globus” ishte eksperti i qeverisjes lokale z. Besnik TAHIRI për një ligjeratë publike dhe diskutojë lidhur me temën: “Strategjia e procesit të decentralizimit dhe qeverisja e pushtetit lokal në Republikën e Kosovës”.
Zotëri Tahiri foli lidhur me efektet e procesit të decentralizimit dhe forcimit të qeverisjes vendore në përputhje me parimet e Kartës Evropiane për Vetë-Qeverisjen Vendore, si edhe me ato të Hapësirës Administrative Evropiane për qeverisjen vendore, dhe efektet për konsolidimin e decentralizimit politik, administrativ dhe fiskal në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu tha se kur flasim për reforma, flasim për rrugëtimin evropian. Ai shtoi se po e rregullojmë në esencë raportin e institucioneve shtetërore, po e rregullojmë shërbimin civil – zyrtarin publik dhe në bazë meritore po i vëmë koeficientin zyrtar shtetëror. Jemi duke hartuar ligje që rregullojnë administratën shtetërore në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe agjendës integruese.
Kolegji “Globus” e nderoi me mirënjohje për rolin dhe kontributin e dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.