Kolegji “Globus” në bashkëpunim me “Birrarin e Pejës” për vitin e dytë radhazi me dt. 09 maj 2018 ka dërguar studentët për vizitë një ditore në fabrikë. Vizita ka qenë me karakter studimor sepse studentëve ju kanë prezantuar si funksionon praktikisht “Birraria e Pejës” dhe kjo vizitë i ka ndihmuar shumë ta shohin si implementohet në praktikë, teoria të cilën janë duke e mësuar gjatë studimeve.
Kolegji “Globus” e ka të fokusuar punën në ofrimin e programeve që janë konsistente me ato të modeleve ndërkombëtare për të ofruar shkathtësi që lidhen me tregun e punës për të diplomuarit tanë.
Ne i kemi dy qasje lidhur ndërmarrësinë dhe zhvillimin: e para mësimdhënia e bazuar në hulumtime dhe tjetra është depërtimi në jetën ekonomike dhe sociale të komunitetit.
Gjithnjë e më shumë jemi duke e rritur bashkëpunimin e bizneseve të sektorit privat me Kolegjin përmes Zyres së Sigurimit të Cilësisë e cila është një mekanizëm komunikimi që inicon dialogun dhe bashkëpunimin në mes të sektorit privat dhe Kolegjit në:
Falenderime të veçanta ndaj profesorëve Dr. Kastriot PEHLIVANI dhe Dr. Xhemë LAJQI për mikëpritje të studentëve.
Falenderojmë #BirraPeja për mikëpritjen e bërë!